Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se KQZ ka nisur verifikimin e dokumenteve të kandidimit dhe formularëve të vetëdeklarimit të listave shumë emërore të dorëzuara dje nga partitë.
Në një postim në Twitter, kryekomisioneri shkruan se verifikimi po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Ditën e djeshme, i dorëzuan listat me kandidatë në KQZ, LSI, LRE, LN, ADR, PLDSH, PNTH, PBK, PBD, koalicioni “Aleanca – AL”, koalicioni “ABEOK”, PSD, PS, koalicioni “PD-Aleanca për Ndryshim.
POSTIMI NË TWITTER
“Kanë depozituar lista shumemërore subjektet zgjedhore: LSI; LRE; LN; ADR; PLDSH; PNTH; PBK; PBD; koalicioni “Aleanca – AL”; koalicioni “ABEOK”; PSD; PS; koalicioni “PD-Aleanca për Ndryshim . Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me #DPGJC dhe #DrejtorineePergjithshmeteBurgjeve.” sb/abcnews.al/