Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të zhvilluar në bashkëpunim me autoritete italiane, gjermane dhe shqiptare ku janë vënë në pranga 55 shtetas mes të cilëve 27 shqiptare.
Sipas uniformave blu mësohet se 5 nga 6 emrat e kërkuar nga drejtësia italiane janë vënë në pranga këtë të martë ndërkohë është shpallur në kërkim Andi Veshaj.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të arrestuarit në këtë operacion janë Rezart Elmazaj, Dionis Moskaj, Ersild Nelaj, Zeqir Aliaj dhe Albano Juzaj.
Në kuadër të operacionit të koduar “TIBUS”, është bërë i mundur arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
LEXO EDHE: Shkatërrohet grupi shqiptaro-nigerian i drogës, 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë
Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë të koduar “TIBUS”.
Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.
Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.
Gjatë operacionit “TIBUS”, në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë kapur nga FAST Albania, FNSH dhe strukturat e DVP Vlorë, 5 shtetas, të cilët janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:
A.J., 25 vjeç, D. M., 23 vjeç, E. N., 27 vjeç, R. E., 31 vjeç dhe Z. A., 25 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romen dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin këtyre shtetasve drejt Italisë.
Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë seriozitet e besueshmëri tek partnerët për të luftuar së bashku krimin e organizuar dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./abcnews.al