Pallati Buckingham është ende i tronditur nga intervista bombë e Princ Harry dhe Meghan.
Mbretëresha, Princi Charles dhe Princi William janë ende të shokuar pas një sërë akuzash që Harry dhe gruaja e tij hodhën ndaj familjes mbretërore. Me presionin në rritje për një deklaratë sot, personat e brendshëm të Pallatit Mbretëror thanë se mbretëresha nuk ishte në gjendje për të reaguar ndaj intervistës së çiftit.
Intervista e çiftit në CBS natën e së dielës duket se ishte tronditëse për të gjithë botën ndërsa çifti zbuloi shkallën e përçarjes së tyre me Mbretëreshën dhe personat e tjerë të pallatit mbretëror.
Princ Harry dhe Meghan Markle thanë gjatë intervistës, se para lindjes së djalit, një anëtar i familjes mbretërore, shprehu shqetësim rreth asaj sesa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së Archie.
Në intervistën e tyre, çifti foli për një sërë temash, përfshirë racizmin, shëndetin mendor dhe marrëdhëniet e tyre me mediet dhe anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore, madje dukesha tregoi se pas një fillimi të mbarë, çdo gjë u përkeqësua pas martesës dhe ajo nuk ndihej mbrojtur.
Ajo shkon më tej duke thënë se mendoi vetëvrasjen, kishte kërkuar ndihmë, dhe dëshironte të shkonte në spital, por nuk e lejuan.
Herry thekson se nëse familjarët do e kishin mbështetur, atë, bashkëshorten dhe djalin e tyre, atëherë nuk do të ishin larguar. I pyetur për marrëdhëniet me vëllai e tij ai shprehet shkurtimisht se kanë nevojë për hapësirë për momentin, por koha do të shërojë çdo gjë./abcnews.al