Vaksina antiCovid Pfizer/BioNTech është në gjendje të neutralizojë variantin e ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Brazil, sipas një studimi laboratorik të botuar në New England Journal of Medicine, shkruan The Guardian, transmeton abcnews.al.
Shkencëtarët thanë se aftësia neutralizuese ishte afërsisht ekuivalente me efektin e vaksinës me version e parë më pak ngjitës të virusit.
Në studimet e botuara më parë, Pfizer kishte gjetur se vaksina e saj neutralizonte variante të tjera më ngjitëse të identifikuara për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, megjithëse varianti i Afrikës së Jugut mund të zvogëlojë antitrupat mbrojtës të shkaktuara nga vaksina.
Kompania Pfizer ka thënë se, beson se vaksina e saj aktuale ka shumë të ngjarë të mbrojë ende nga varianti i Afrikës së Jugut. Sidoqoftë, prodhuesi i ilaçeve po planifikon të testojë një dozë të tretë përforcuese të vaksinës së tyre, si dhe një version të rimodeluar posaçërisht për të luftuar variantin në mënyrë që të kuptojë më mirë përgjigjen imune./e.b-abcnews.al.