CDC jep këshilla: Çfarë mund të bëjnë të vaksinuarit plotësisht

schedule09:15 - 9 Mars, 2021

schedule 09:15 - 9 Mars, 2021

Udhëzimet e reja nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka dhënë këshilla se çfarë mund të bëjnë njerëzit e vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Udhëzimi i ri CDC thotë se njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të:

  • Vizitojnë persona të tjerë të vaksinuar, në ambiente të brendshme, pa maska dhe pa distancim fizik.
  • Vizitojnë në ambiente të mbyllura njerëz të pavaksinuar, pa maska dhe pa distancim social, nëse ata kanë një rrezit ë ulët për sëmundje të rënda.
  • Mos bëni karantinë dhe test, nëse ekspozoheni ndaj dikujt që ka Covid-19 por është asimptomatik.

Kjo do të thotë që gjyshërit e vaksinuar më në fund mund të ndihen rehat duke vizituar nipërit e mbesat e tyre të pavaksinuar dhe duke i përqafuar ata. CDC thotë që njerëzit ende duhet të shmangin udhëtimet

Sidoqoftë, njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar ende duhet të marrin masa paraprake në shumë skenarë. Udhëzimet thonë se njerëzit e vaksinuar plotësisht duhet:

  • Mbajnë maskë dhe të ruajnë distancimin fizik rreth të pavaksinuarve që janë në një rrezik në rritje për t’u prekur nga Covid-29
  • Të mbajnë maskë dhe të distancohen fizikisht kur vizitoni njerëz të pavaksinuar që janë nga shumë familje.

Përveç kësaj, njerëzit e vaksinuar plotësisht duhet të vazhdojnë masat paraprake themelore të sigurisë, duke përfshirë: mbajtjen e një maske që përshtatet mirë dhe mbajtjen e distancës fizike në publik; shmangia e turmave të mesme dhe të mëdha; shmangia e hapësirave publike me ajrosje të dobët; larja e duarve shpesh; dhe të testohen nëse ndihen të sëmurë./e.b-abcnews.al