Shtatë deputetë nga opozita parlamentare do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 Prillit në siglën e Partisë Socialiste.
Një surprizë e minutave të fundit është emri i Halit Valteri një kontestues i vazhdueshëm i qeverisë nga karrigia e opozitarit në Kuvend. Valteri renditet i 35-ti në listën e Tiranës.
Në listën e Tiranës është edhe Ylli Shehu, i cili është renditur i 24-ti.
Ndërkohë në qarkun e Fierit do të kandidojë Nimet Musai, deputet i opozitës nga listat e LSI, të cilin socialistët e kanë renditur në vendin e 18.
Në listën e PS është edhe Aurora Mara e cila renditet e dyta në qarkun e Dibrës.
Vasil Sterjovksi renditet i 12 në Korçë, Enver Roshi i 10 në Elbasan, ndërsa Klajdi Qama i 8-ti në Berat. /mv.abcnews.al