“Për të gjitha femrat që më inspiruan mua”, Elvana Gjata bën urimin më të bukur

schedule19:13 - 8 Mars, 2021

schedule 19:13 - 8 Mars, 2021

Nuk kishte se si këtë 8 Mars të mungonte edhe një urim nga këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata. Ajo spikat si gjithmonë për idetë e saj tepër origjinale.

Mirëpo, këtë herë Elvana është frymëzuar nga Frida Kahlo, imazhi i gruas luftarake dhe të fortë që ka pasur specifik të sajën edhe lulet në flokë.

Krah fotove të realizuara në perfeksion, këngëtarja ka shkruar: “Për të gjitha femrat që më mësuan respektin, sinqeritetin dhe përuljen. Për të gjitha femrat që më inspiruan mua, ndryshuan jetën e tyre, bënë diferencën, folën për të tjerët”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)


Kujtojmë që rikthimet e Elvana Gjatës përmes postimeve të rralla janë gjithmonë të mirëpritura nga fansat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!