Me ekspozitën “Mendje e bukur” kujtohet artistja rebele Lumturie Blloshmi 3 muaj pas ndarjes nga jeta nga COVID-19.
Kritikja e artit Suzana Varvarica vlerëson artin e saj në shumë dimensione, por në veçanti sinqeritetin dhe lirinë krijuese të Blloshmit.
“Ishte një artiste revolucionare, theu kornizat, në kuptimin jo se ajo nuk e provoi realizimin socialist, por nuk u përshtat kurrë. Mos përshtatshmëria e saj duket nga ato pak punë që ka lënë. Lumja do të ekzistojë” tha ajo./ Abcnews.al