Mori 10 kg për pak kohë, Enca zbulon arsyen pse shtoi menjëherë në peshë

schedule16:50 - 8 Mars, 2021

schedule 16:50 - 8 Mars, 2021

Këngëtarja e komentuar, Enca Haxhia është shumë aktive në rrjetet sociale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENCA (@enca)

Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve, për të bërë pyetjet e tyre. Teksa një nga fansat e këngëtares, e ka pyetur për shtimin në peshë që është i dukshëm edhe në klipin e fundit të saj.

Enca nuk ka nguruar aspak të shpjegojë arsyet madje ka dhënë edhe një mesazh për ata që e ndjekin.

“Qëkur theva këmbën rreth 2 muaj më parë më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kg. Tani 5 prej tyre i kam hequr, por po vazhdoj të përpiqem. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre. Me ose pa 10 kg jam ende po e njëjta”, ka shkruar ajo në Instastory./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!