Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

8 Mars, Covid-19 na tregoi se kemi nevojë për më shumë femra në poste drejtuese

schedule12:27 - 8 Mars, 2021

schedule 12:27 - 8 Mars, 2021

Nga Armida Salsiah Alisjahbana and Anita Bhatia

Që nga fillimi i krizës Covid-19, gratë në Azi-Paqësor kanë treguar një udhëheqje vendimtare  në drejtimin e vendeve dhe komuniteteve të tyre duke treguar një përgjigje efektive ndaj pandemisë, qoftë në administrimin e bizneseve dhe familjeve të tyre, por edhe  në vijat e para si punonjës të kujdesit shëndetësor.

Megjithatë, në nivelet më të larta të vendimmarrjes dhe sektorit publik, bota ka vënë re që zëri i grave ende nuk po dëgjohet. Vetëm një përqindje e vogël e liderëve politikë Azi-Paqësor janë gra, shumë më e ulët se mesatarja e botës.

Kjo është një dëm jo vetëm për gratë por për rajonin në përgjithësi. Që reagimi dhe rimëkëmbja ndaj pandemisë të jetë me të vërtetë efektiv dhe duke marrë parasysh nevojat e të gjithëve, është urgjente që të ndiqet progresi drejt fuqizimit të grave në vendimmarrje në jetën publike.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duhet më shumë kontribut shpesh për gratë në Azi-Paqësor, duke reflektuar në përparimin e bërë drejt barazisë gjinore dhe angazhimin për të siguruar që gratë dhe vajzat të vlerësohen dhe fuqizohen.

Kjo është dita kur duhet të festojmë që gratë luajnë një kryesor  në luftën kundër Covid-19. Përgjigja efikase e Tajlandës pjesërisht, për Covid-19 falë më shumë se një milion grave vullnetare të kujdesit shëndetësor që kanë punuar pa u lodhur për të informuar, këshilluar dhe kujdesur për njerëzit në komunitetet e tyre, është një prej shembujve.

 

Ata gjithashtu janë trajnuar për të parandaluar, zbuluar dhe raportuar raste të dyshuara të sëmundjeve ngjitëse dhe jo-ngjitëse, duke ndihmuar qeverinë tajlandeze në luftën kundër pandemisë, raporton abcnews.al

Në Indi, Aktivistë të Akredituar të Shëndetit Social, të njohur si Punëtorët e ASHA-s, të cilët formuan shtyllën kurrizore të përgjigjes së kujdesit shëndetësor në nivelin e komunitetit, janë pothuajse të gjitha gra.

Ka shumë më tepër raste të tilla të udhëheqjes femërore përtej nivelit të komunitetit. Gjatë tre dekadave të fundit, më shumë gra janë në rolin e udhëheqësve të larta në qeveri dhe në sektorin privat.

Shumë gra të reja po lulëzojnë si sipërmarrëse, duke krijuar mundësi për përfshirje digjitale dhe financiare. Përfaqësimi i grave në parlamentet kombëtare, organet e qeverisjes lokale dhe pozitat e menaxhimit është përmirësuar, megjithëse ngadalë.

Megjithatë,progres i pabarabartë, si brenda vendeve ashtu edhe në të gjithë rajonin, tregon se arritja e barazisë gjinore në vendimmarrje është një sfidë e rëndësishme në Azi-Paqësor.

Për shembull, aktualisht ka vetëm tre kryetare femra në qeveritë në Azi-Paqësor. Në të gjitha vendet, më pak se 30 përqind e grave mbajnë poste ministrore, përveç Zelandës së Re me mbi 40%.

Hulumtimi i fundit nga ESCAP dhe UN Women tregon se përfaqësimi i grave në parlamentet kombëtare,  nga pothuajse 13 përqind në 2000 në rreth 20 përqind në 2020, mbetet më i ulët se mesatarja globale prej afro 25 përqind.

Gratë zënë më pak se 25 përqind të menaxhereve në rajon, ndërsa mesatarja globale është pothuajse 30 përqind. Sidoqoftë, vlen të përmendet se vendet në Azi-Paqësor kanë tejkaluar fitimet globale që nga viti 2000, duke parë një normë mesatare progresi prej 3.4 përqind, krahasuar me një mesatare botërore prej 2.6 përqind.

Përkundër këtyre pabarazive të mëdha, është për tu vlerësuar fakti se  disa nga liderët po marrin hapa pozitivë për të rritur barazinë gjinore.

Më e rëndësishmja, vendet në këtë rajon janë angazhuar në Deklaratën Azi-Paqësor mbi Avancimin e Barazisë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave – një dokument jetësor që njeh rëndësinë e shfrytëzimit të fuqisë transformuese duke përdorur udhëheqjen e grave për të nxitur ndryshimet.

Deklarata u jep mundësinë  të gjitha grave të fuqizimit ekonomik për të arritur pjesëmarrje të plotë, të barabartë, thelbësore dhe efektive dhe qasje në pozicione drejtuese, në  të gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat”.

Pa pjesëmarrjen aktive dhe përfshirjen e perspektivave të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, nuk do të arrihet barazi e vërtetë, zhvillim ose paqe. Vendet në Azi-Paqësor duhet të eliminojnë normat shoqërore  diskriminuese të bazuara në gjini që kufizojnë gratë në jetën publike.

Kornizat ligjore dhe politikat që zvogëlojnë aftësinë e organizatave të grave për të mbrojtur ose për të marrë fonde duhet të reformohen, ndërsa ligjet që penalizojnë dhunën dhe ngacmimin ndaj grave në politikë duhet të miratohen.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas 2021, ne jemi plot shpresë që pandemia Covid-19 së shpejti do të  jetë në kontroll. Me këtë optimizëm, duhet të festojmë për  udhëheqjen, dinamizmin dhe qëndrueshmërinë e grave në të gjitha shoqëritë tona.

Ndërsa shërohemi  në botën post-Covid-19, do jemi gati së bashku me Kombet e  Bashkuara dhe partnerët më të përkushtuar – për të mbështetur qeveritë kudo, duke zhvilluar më shumë ekonominë dhe duke krijuar shoqëri të barabarta gjinore ku asnjë grua ose vajzë nuk mbetet pas . Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!