LSI ka publikuar paraditen e sotme listat e kandidatëve në 12 qarqe për zgjedhjet e 25 prillit. Siç kishte paralajmëuar, Kryemadhi do të kandidojë në tre qarqe, pikërisht në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Ndërkohë, ajo që bie në sy është fakti se Kryemadhi ka listuar të fundit në qarkun e Tiranës, Brisida Shehajn, ish-drejtoreshën e Tatimeve gjatë mandatit të parë të kryeministrit Rama.
Lexo edhe: EMRAT/ Kryemadhi në tre qarqe, këta janë të gjithë kandidatët e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit
Shehaj u largua nga PS dhe mbajti qendrime të forta kundër qeverisë gjatë muajve të fundit duke kaluar me LSI-në. Nuk dihet se çfarë plani ka Kryemadhi me Shehajn, megjithatë listimi si nr.36 i saj tregon shumë. /abcnews.al