Aksidenti me tre viktima në Kashar, gjykata lë në burg drejtuesin e mjetit

schedule10:57 - 8 Mars, 2021

schedule 10:57 - 8 Mars, 2021

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shoferi 29-vjeçarin Zija Murati, i cili drejtonte autmjetin që u përfshi në aksidentin e ndodhur disa ditë më parë në Kodër Kashar, ku për pasojë humbën jetën tre persona.

Policia bëri me dije se 29-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit tip “Opel” duke u përplasur me murin e një banese. Nga përplasja humbën jetën vëllezërit Ismail Sula 66 vjeç, Belul Sula 63 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç.

Paraprakisht shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia, ndërsa prokuroria është duke pritur edhe akt-ekspertimin për të parë nëse i riu ka qenë në efektin e lëndëve narkotike. Masa është dhënë në Gjykatë, ku Murati është përfaqësuar nga një avokat me prokurë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!