Juve do mbrojtës për të ardhmen, sfidon United për talentin e “aspirinave”

schedule11:16 - 8 Mars, 2021

schedule 11:16 - 8 Mars, 2021

Juventus e di mirë se Bonucci dhe Chiellini janë në fundin e karrierës së tyre dhe u duhet të sigurojnë të ardhmen e mbrojtjes. Kanë ardhur De Ligt dhe Demiral, por vetëm ata të dy nuk mjaftojnë.

Nga Italia mësojnë se drejtori Paraticci ka piketuar një talent nga Bundesliga. Edmond Tapsoba ka kënaqur shijet e drejtuesve juventinë dhe në verë do ketë zhvillime konkrete.

22-vjeçari me origjinë nga Burkina Faso është një nga mbrojtësit më të mirë Bayer Leverkusen. Vlera e tij në merkato sipas Transfermarkt është 40 milionë euro. Për të interesohet edhe Manchester United. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!