Papa Françesku përfundon vizitën historike në Irak

schedule09:17 - 8 Mars, 2021

schedule 09:17 - 8 Mars, 2021

Papa Françesku  këtë të hënë ka përfunduar dhe vizitën e tij tre ditore në Irak. Presidenti irakian Barham Salih e ka shoqëruar 84-vjeçarin me tepih të kuq në aeroportin e Bagdadit.

Përgjatë vizitës, të parën ndonjëherë të Papës në Irak, ai ka qenë në katër qytete irakiane, duke përfshirë Mosulin, ish-qendrën e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Papa në vizitën e tij u ka thënë irakianëve se “paqja është më e fuqishme sesa lufta”, dhe se Iraku do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Lideri i botës së krishterë ka realizuar një bisedë edhe me klerikun mysliman shiit, Ayatollah Ali al-Sistani.

Ekspertët e shëndetit publik kanë thënë se shqetësohen që turmat e mëdha të njerëzve mund të ndikojnë në përhapje të koronavirusit, në shtetin që po përballet rëndë me pandeminë. Papa dhe pjesëtarët e delegacionit të tij janë vaksinuar kundër koronavirusit, por jo edhe shumica e irakianëve.

Iraku po përballet me një tjetër valë të koronavirusit, të nxitur nga varianti i ri i virusit që është raportuar fillimisht në Britani.

Ndërkohë në Irak nga fillimi I pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën nga Covid 13 500 persona dhe janë konfirmuar të infektuar 720,000 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!