Meghan Markle dhe Princi Harry lidhën kurorë para dasmës së tyre madhështore mbretërore. Lajmin e zbuloi vetë dukesha Meghan Markle gjatë intervistës televizive me Oprah Winfrey të dielën.
“Tri ditë para dasmës sonë, ne u martuam. Askush nuk e di këtë. Por ne e thirrëm kryepeshkopin [e Canterbury] dhe ne vetëm thamë, “Shikoni, kjo gjë, ky spektakël, është për botën, por ne duam bashkimin tonë midis nesh”, tha Markle.
Harry konfirmoi se djali Archie do të bëhet një motër. “Një vajzë, e dini, çfarë mund të kërkoni më shumë?. Tani kemi familjen tonë. Ne të katërt dhe dy qentë tanë, dhe ndihemi shumë mirë”, u shpreh Harry.
Gjatë kësaj interviste, Meghan bëri dhe një deklaratë tronditëse ku u shpreh se familja mbretërore nuk kishte dashur që djali i saj të ishte një princ, ndërsa tha se ata ishin të shqetësuar se sa lëkurë të errët do të kishte Archie. /abcnews.al