Përplasen dy automjete në Krumë, humb jetën e mitura

schedule17:55 - 7 Shtator, 2018

schedule 17:55 - 7 Shtator, 2018

Një aksident me pasojë vdekjen e një të miture ka ndodhur sot në në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush. Policia njofton se nga përplasja e 2  automjeteve me drejtues ka humbur jetën 6 vjeçarja nga Kruma me iniciale M.F. Sipas Policisë e mitura ndodhej në automjetin e babait të saj me iniciale H.F., ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër është 53 vjeçari nga Kosova me iniciale T.K.

Informacion paraprak.

Më datë 07.09.2018, në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2  mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al