Risi apo “garda e vjetër”, kujt do i besojë Rama me Bashën? Nesër dita e së vërtetës për listat

schedule18:54 - 7 Mars, 2021

schedule 18:54 - 7 Mars, 2021

Një gjë është e sigurt, që jo të gjithë do të jenë të kënaqur me vendimet që Edi Rama dhe Lulzim Basha do të marrin nesër në mbrëmje. Mesnata e të hënës shënon afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

Si gjithmonë, sikur ka ndodhur edhe më parë listat dorëzohen në minutën e fundit. Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga zyrtarizimi, liderët e shumicës dhe opozitës po u japin dorën e fundit listave për ekipin garues për Kuvendin e ri.

E ndërsa për drejtuesit e qarqeve nuk kishim shumë risi nga asnjëra nga dy palët, pritet që të shihet nesër nesë PS dhe PD do t’u japin hapësirë emrave të rinj apo baza do të jetë “garda e vjetër”.

Në javën e fundit Edi Rama prezantoi dy emra surprizë, shefen e Infektivit Najada Çomo dhe inxhinieren Luljeta Bozo, ndërsa tre deputetë të PS-së deklaruan largimin nga politika, Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi.

Në krahun tjetër, përveç gjetjes së hapësirave për emrat e rinj, Lulzim Basha duhet të kujdeset për të ruajtur ekuilibrat në renditje mes të vetëve dhe aleatëve për të shmangur pakënaqësitë, ndërsa LSI do të garojë e vetme./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!