Mozzik është padyshim një ndër reperët më në zë të momentit. Artisti nga Kosova po dominon në tregun muzikor shqiptar, duke lënë pas emra mjaft të rëndësishëm. Por krahas muzikës, duket se reperi po e sprovon veten dhe në biznes. Ai ka zbuluar se së shpejti do të depërtojë në industrinë e “hookah”.
Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Mozzik ka bërë me dije se çdo gjë është gati për lançimin në treg të shijeve të ndryshme të shisha-ve. Ajo që vihet re se disa nga shijet mbajnë emrin e disa prej këngëne të tij si “Cocaina” apo “Madam”. Kjo e fundit mendohet se i dedikohet Loredanës, duke qenë se u përfol se kënga e publikuar dy vite më parë i dedikohej partneres së tij.
Ndërkohë, kujtojmë që Mozzik pak ditë më parë zbuloi se kishte blrë një shtëpi të re në qytetin e tij, Ferizaj. Lajmin e bëri me dije vetë ai përmes disa postimeve në rrjete sociale, ku shkruante: “Nga sot zyrtarisht banor i lagjes më të bukur”. Kjo blerje e shtrenjtë vjen në një kohë kur reperi dhe Loredana sapo kanë konfirmuar rikthimin së bashku. /abcnews.al