Papa Françesku në ditën e tretë të vizitës së tij në Irak, është ndalur në Mosul, ku edhe bëri lutje për viktimat e luftës.
Ndërkohë pas kësaj vizite në Mosul, pritet që Papa të zhvendoset në Qaraqosh për të takuar personat që u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga Isis.
Më pas këtë ditë të tretë dhe të fundit të udhëtimit të tij në këtë Irak, në Erbil, do ta mbyllë me meshin në stadium, shkruajnë mediat e huaja.
Më herët ai u mirëprit nga presidenti i Kurdistanit, Nechirvan Barzani dhe nga kryeministri Masrour Barzani.
/abcnews.al/