Banesa në një shtëpi të re është gjithmonë sfiduese dhe me shumë surpriza. Ndërkohë që çuditë më të zakonshme mund të jenë adaptimi më rendin e ri dhe mosngatërrimi i derës së banjos me dhomën e gjumit, për disa familje shpërnguljet kanë qenë akoma më interesante. Disa prej tyre kanë postuar nëpër rrjetet sociale momentet kur e kuptuan së banesa e tyre, ishte në fakt një sënduk cili përfshinte shumë thesare të lëna nga pronarët e mëparshëm. Nga dyshemetë e pikturuara, tek unazat e diamantit ose varrezat e nëndheshme, ja cilat janë disa prej zbulimeve më surprizuese që janë bërë nëpër shtëpi të ndryshme.
Një 27 vjeçare nga Knadaja, ndau këtë foto të një tuneli të nëndheshëm të banesës së saj, i mbushur më vizatime nga më të frikëshmet dhe të pashpjegueshme.
Një tjetër person me fat, ka gjetur pas murit të banjos së tij një qese plastike e cila përmbante një unazë diamanti, disa bizhuteri dhe monedha të vjetra.
Ndërsa në Luizianë të SHBA, pas përmbytjes së shtëpisë së tyre, familjarët donin të rinovonin dyshemenë. Duke hequr pjesët e parketit ata gjetën një afresk me piktura të bëra nga pronarët e mëparshëm.
Këtë herë, një person nga Britania e Madhe zbuloi se shtëpia ku ai jetonte kishte qenë më parë një stacion policie. Dyert tashmë ishin lyer të bardha, por drynët e mëdhej mbetëshin akoma për të izoluar disa prej dhomave.
Një banues ndau një foto rrënqethëse të një kishë në Konektikat SHBA, ku në katin e nëndheshëm të saj kishtë zbuluar një varrezë. Ai rrëfeu se kishtë mësuar se varreza supozohej të kishtë një kalim për nga jashtë, por më vonë mbi të ishtë ndërtuar kisha në fjalë. Gurët e varrit, pas zbulimit u zhvendosën, por eshtrat u lanë po aty. Disa prej tyre datojnë që në vitin 1687.
Gjithashtu, një grafist nga SHBA, po ndihmonte të atit të shpërngulej tek zyra e tij e re, ku zbuloi një derë të fshehtë e cila të çonte në një bodrum plot më shkresa antike./abcnews.al