Prishtina, ndryshe nga Ballkani dhe Drita, ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Llapit dhe tani është zyrtarisht në garë për titullin kampion. Bardhekaltrit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 kundër ekipit nga Podujeva dhe gjithçka u vendos në fraksionin e parë të lojës.
Krasniqi dhe Shillova për katër minuta e likuiduan Llapin dhe tani Prishtina numëron 47 pikë, një më pak se Ballkani i vendit të parë. Drita, kampione në fuqi, ka një ndeshje më pak dhe mund ta marrë sërish kreun nesër.
Një tjetër ndeshje e luajtur sot ishte Gjilani-Arbëria, që u mbyll në barazim 1-1. “Skifterat” shënuan të parët me Bruqin, por braziliani Marclei i ndëshkoi pesë minuta nga fundi i takimit dhe shmangu humbjen e skuadrës mike, që synon qëndrimin në elitën e futbollit dardan. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 23
Gjilani-Arbëria 1-1
Shënues: Bruqi 62’ / Marclei 85’
Prishtina-Llapi 2-0
Shënues: Krasniqi 30’, Shillova 34’