Gazetarja Zhaklina Lekatari është e njohur për blogun e saj, ku trajton çështje të lidhura drejtëpërdrejt me erosin.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Nuk është karantinë”, ku ka folur për një anë tjetër të saj siç është stërvitja.
Gazetarja ka deklaruar se pandemia e futi në një lloj ‘depresioni’, pasi nuk kishte mundësi të shkonte në palestër.
Sakaq, Lekatari u ndal edhe te marrëdhënia seksuale, e cila sipas saj nuk hyn te ushtrimi fizik, por shërben për të çliruar hormonet.
“Seksi hyn te ushtrimi fizik se vë në funksion të gjitha muskujt, po jo i dedikuar për të bërë muskujt. Se nuk bëhen muskujt e barkut duke bërë seks, do ushtrime.
Nuk e them unë, po e thotë shkenca që seksi ka të bëjë me sasinë e harxhuar të hormoneve. Për shembull testosteroni ka arritur kulmin dhe lipido duhet çliruar. Edhe me mua më shkon mendja për seks, por kur stërvitesha më shumë koha ime shkonte aty dhe hormonet çliroheshin aty”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al