7 shenja që tregojnë se trupit juaj ka mungesë hekuri

schedule09:19 - 6 Mars, 2021

schedule 09:19 - 6 Mars, 2021

Mungesa e hekurit megjithëse fillon si një shqetësim, mund të kthehet në një gjendje të rëndë të quajtur anemi. Në jetë tonë të përditshme mund të humbasim hekurin në shumë mënyra, prandaj është jetësore të dimë sesi të parandalojmë dhe trajtojmë këtë gjendje.

Mungesa e hekurit ndodh kur trupi ynë nuk ka mjaftueshëm nuk ka mjaft mineral hekuri, i cili është përgjegjës për prodhimin e hemoglobinës. Hemoglobina është një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut që mundëson shpërndarjen e oksigjenit në trup. Mungesa e hemoglobinës bën që muskujt dhe indet tuaja të punojnë në mënyrë joefektive, gjë që rezulton më pas në anemi.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga simptomat që tregojnë keni mungesë të hekurit në trup.

1. Lodhje e pazakontë

Lodhja, është një simptomë shumë e zakonshme e mungesës së hekurit. Kjo sepse trupit tonë i mungon hekuri për të prodhuar hemoglobinë. Kur mungon hemoglobina, atëherë kemi më pak oksigjen në trup duke na bërë të ndjehemi të lodhur.

2. Lëkura e zbehtë

Hemoglobina në qelizat e kuqe të gjakut është ajo që i jep lëkurës tonë atë ngjyrë të shëndetshme, rozë. Për shkak të mungesës së hekurit, trupi nuk mund të prodhojë hemoglobinë të mjaftueshme, gjë që rezulton në lëkurë të zbehtë. Pavarësisht tonit të lëkurës tuaj, nëse pjesa e brendshme e buzëve, mishrave të dhëmbëve, thonjve të gishtave dhe pjesa e brendshme e qepallave të poshtme janë më pak të kuqe se zakonisht, mund të jetë për shkak të mungesës së hekurit.

3. Gulçim / dhimbje gjoksi

Gulçim ose dhimbje gjoksi, sidomos gjatë stërvitjes, është një tjetër simptomë e mungesës së hekurit. Për shkak të faktit se hemoglobina është e kufizuar në qelizat e kuqe të gjakut, oksigjeni që shpërndahet në pjesën tjetër të trupit është po ashtu i kufizuar, në këtë mënyrë trupi ynë përpiqet të kompensojë dhe të prodhojë më shumë oksigjen që organet tona të funksionojnë siç duhet, gjë që rezulton në shkurtësi frymëmarrjeje, informon abcnews.al.

4. Marramendje dhe dhimbje koke

Mungesa e hekurit gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke ose migrenë. Kjo për faktin se, në tru, nuk arrin oksigjen i mjaftueshëm. Kjo bën që enët e gjakut të fryhen, duke shkaktuar presionin që çon në dhimbje koke ose migrenë.

5. Rrahje të parregullta zemre

Rrahjet e parregullta të zemrës mund të jenë një tjetër simptomë e mungesës së hekurit. Kjo sepse për shkak të niveleve të ulëta të hemoglobinës, zemra duhet të punojë më shumë në mënyrë që të çojë oksigjenin në pjesën tjetër të trupit, informon abcnews.al.

6. Dëmtimi i flokëve dhe lëkurës

Flokët dhe lëkura konsiderohen funksione dytësore për trupin tonë. Kjo sepse trupi ynë i jep përparësi shpërndarjes së kufizuar të oksigjenit në organe dhe inde. Kur lëkura dhe flokët nuk kanë hekur, ato bëhen të thata dhe më të brishta. Një mungesë e proteinës ferritinë shkakton këto probleme, sepse është thelbësore për procesin e ruajtjes dhe çlirimit të hekurit në të gjitha pjesët e trupit me kalimin e kohës. Rezervat e ulëta të hekurit rrisin shkallën e rënies së flokëve, veçanërisht në gratë jo në menopauzë.

7. Ënjtje ose dhimbje të gjuhës dhe gojës

Nëse gjuha ju duket e fryrë, e përflakur ose e çngjyrosur, ky është një tregues i mungesës së hekurit. Në trup, ne kemi një proteinë të quajtur mioglobinë, e cila lidh hekurin dhe oksigjeni që gjendet në indet muskulore të gjuhës. Nivelet më të ulëta të mioglobinës mund të shkaktojnë dhimbje të gjuhës ose fryrje të saj. Mungesa e hekurit gjithashtu mund të rezultojë në tharje të gojës dhe çarje në cepat e gojës./e.b-abcnews.al