Thaçi mohon akuzat ndaj Berishës: Nuk kam përmendur emra

schedule22:15 - 6 Shtator, 2018

schedule 22:15 - 6 Shtator, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se në asnjë deklaratë të tij nuk ka përmendur emra. I pyetur nga gazetari Blendi Fervziu nëse kishte biseduar me politikanët në Shqipëri dhe reagimin ndaj ish kryeminsitrit Sali Berisha, i cili kërkonte respektimin e kufijve të Kosovës, Thaçi u shpreh se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë institucionale.

 “Ky është interepretimi juaj. Në asnjë deklaratë timen nuk përmendet asnjë njeri me emër. As në Kosovë, as në Shqipëri. Raportet e mia me institucionet e Shqipërisë kurrë nuk kanë qenë në raport privat, por në interesin e përbashkët Kosovë-Shqipëri”.

Sipas tij kushdo që tenton të vonojë dialogun vonon të ardhmen e Kosovës.

“E theksoj se ata dhe kushdo që pretendon me vonu dialogun, negociatat dhe marrëveshjen e kanë gabim, sepse vonojnë të ardhmen e Kosovës në anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!