Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj të parë për vitin 2021, “Sacrifice” që vjen pas duetit të shumëpëlqyer me Doja Cat. Kënga është shoqëruar me një klip, në të cilin shfaqet në rolin e një vampireje.
“Sacrifice” është planifikuar të përfshihet në albumin e dytë të artistes shqiptare, titulli i të cilit nuk është bërë ende me dije. Ajo që është e sigurt është se Bebe do ta nxjerrë albumin në treg brenda vitit 2021.
Ndërkohë, për këtë projekt Bebe nuk kishte si të mos merrte mbështetjen e Rita Orës. “O Zot kjo ishte ajo që më duhej tani. Jam e fiksuar me të”, ka shkruar Rita krahas një pjesë të klipit që publikoi. /abcnews.al