Të gjithë njohim njerëz me fytyrë të përsosur, dhe shumica prej nesh, me siguri, i kemi zili. Gjithashtu pyesim vetes se çfarë i bëjnë ata lëkurës ose çfarë po i bëjmë ne që nuk e kemi kaq të bukur. Gjithsesi, ajo që duhet të dini është se ka shumë faktorë që ndikojnë duke e bërë lëkurën jo të shëndetshme.
Më poshtë abcneës.al do ju tregojë 5 ushqime që mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta nga fytyra.
Kastraveci
Meqenëse kastraveci kryesisht përbëhet nga uji është i shkëlqyer për hidratimin e lëkurës. Ju mund të merrni rezultate shumë shpejt, nëse e trajtoni fytyrën me kastravec.
Thjerrëzat e kuqe
Njollat e errëta shfaqen kryesisht për shkak të tepërt të qelizave të vdekura dhe duhet të kujdeseni për to. Thjerrëzat e kuqe të grira me vaj ulliri dhe lëng domate janë një nga mjetet shëruese që duhet të përdorni për të hequr qafe njollat e errëta, informon abcnews.al.
Kosi
Kosi është shumë ushqyes dhe aplikimi i tij në fytyrën tuaj është gjithmonë një mënyrë efektive për ta bërë lëkurën tuaj të ndjehet dhe të duket më mirë.
Mjalti
Mjalti është i njohur për aftësitë e tij hidratuese dhe antibakteriale. Kjo është arsyeja pse një maskë mjalti jo vetëm që do të lehtësojë lëkurën tuaj, por edhe do ta pastrojë atë gjithashtu. Përsëriteni këtë çdo dy ditë dhe shijoni rezultatet, informon abcnews.al.
Sheqeri
Kjo mund të tingëllojë mjaft e habitshme, por është shumë efektive. Sheqeri është një eksfoliator i shkëlqyer. Gjithashtu mund ta përzieni me mjaltë. Një maskë sheqer-mjaltë është shumë efektive kur aplikohet të paktën dy herë në javë./e.b-abcnews.al