Rama: Nuk jemi më të mirët, por askush s’ka bërë qytete dhe reforma më të mira se ne

schedule11:43 - 5 Mars, 2021

schedule 11:43 - 5 Mars, 2021

Në fund të prezantimit të sfidave për rindërtimin, kryeministri Edi Rama tha me bindje se socialistët nuk janë më të mirët, por nuk mund të gjesh më mirë. Ai tha se nuk gjen dot njeri që ka bërë shkolla, kopshte, spitale, qytete dhe reforma më të mira.

“Nuk jemi më të mirët e mundshme. Po ma thoni dot ku ka më të mirë. Punët tona nuk janë më të mirat e mundshme, por na thoni dot kush bën punë më të mira. Kush ka bërë shkolla më të mira, kopshte më të mira, spitale më të mira qytete më të mira, reforma më të mirë, kush po e bën drejtësinë më të mirë.

Dhe kush mund të bëjë më mirë. Vetëm ne që jemi të vetëdijshëm që nuk jemi më të mirët dhe çdo ditë bëhemi më të mirë. Kjo është ajo që ne të gjithë pavarësisht bindjeve meritojmë. Ne e kemi detyrë të sforcohemi për të bërë më mirë”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!