Ashtu si disa vende të tjera të Bashkimit Europian edhe Greqia pritet të heqë rekomandimin që ndalon vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç.
Mediat greke protothema.gr dhe ygeiamou.gr duke iu referuar burimeve raportojnë se Komiteti Kombëtar i Vaksinimit pritet të rishikojë të gjitha të dhënat më të fundit shkencore mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës AstraZeneca tek njerëzit mbi 65 vjeç.
Dëshmitë nga provat klinike të vazhdueshme të AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit dhe për njerëzit mbi moshën 65 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera tregojnë se ajo arrin një shkallë të kënaqshme të imunitetit.
Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në Greqi do të shqyrtojë të gjitha të dhënat e fundit, dhe javën tjetër, në një takim të dytë mbi këtë temë, pritet të japë dritën jeshile për vaksinën për personat mbi 65 vjeç. vg.v/abcnews.al

