Përleshje me armë, vriten dy shqiptarë në Çair të Shkupit

schedule10:21 - 5 Mars, 2021

schedule 10:21 - 5 Mars, 2021

Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur pas një përleshjeje me armë në lagjën Ccair të Shkjupit.

Mediat lokale raportojnë duke iu referuar burimeve zyrtare se vrasjet kanë ndodhur pas një përleshjeje me armë në vendin e quajtur “Fusha e Topanës”.

“Pasi policët dolën në vend të ngjarjes, është gjetur vetura Citroen me targa të Shkupit dhe dy persona që nuk kanë dhënë shenja jete. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja te të dy”, njoftojnë nga MPB-ja.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga arma, ndërkaq viktimat janë një 24-vjeçar dhe 28 vjeçar. Sipas “Alsat” ata quhen Afrim Berisha dhe Burim Vardar. /abcnews.al