Rojet kufitare greke kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë brenda kufirit për të prerë dru.
Mediat greke bëjnë me dije se i riu kishte hyrë nga Shqipëria në territorin grek në zonën e Kosturit duke marrë me vetë dy kuaj dhe tre mushka për t’i ngarkuar me dru.
Ai nuk ishte konstatuar gjatë momentit të futjes në kufi, por më pas u kap edhe me një sasi drurësh të prerë, të cilët do t’i fuste në territorin shqiptar.
I riu është dërguar në rajonin e policisë dhe do të procedohet për prerje të paligjshme të pyllit. /abcnews.al