Rama: Rindërtimi, konfirmimi i ambicies tonë për Shqipërinë që duam  

schedule10:30 - 5 Mars, 2021

schedule 10:30 - 5 Mars, 2021

Për kryeministrin Edi Rama rindërtimi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit është procesi i konfirmimit të ambicies së tyre për Shqipërinë që duam.

Gjatë konferencës me temë për Rindërtimin, Rama theksoi se kantieret e hapura nuk janë për shkak të zgjedhjeve, por janë punë të nisura. Kreu i qeverisë nuk u kursye edhe me kritikat për kryedemokratin Lulzim Basha.

Lexo edhe: “Do kishin rrëzuar edhe elefantin”, Rama: Mora rrugën dhe bëra lypësin nga lindja në perëndim

“Kanë kaluar vetëm 15 muaj dhe a mund të ma thoni ku është një kompani që e ndërton një pallat për 15 muaj? Nuk kam parasysh kohën kur shfaqet eskavatori, por kohën nga momenti kur ideohet projekti. Nuk ekziston. Në rastin më të mirë, projekti për ndërtimin e një pallati nga një kompani private zgjat dy vjet. Shumëkush flet për erdhën zgjedhjet prandaj po punoni, prandaj janë këto kantieret, prandaj po testohen avionët. Jo. Të gjitha këto që sot janë kantiere të hapura janë punë të nisura vite më parë. Ndërkohë që kantieret e rindërtimit jo që nuk janë të vonuara, por janë në një ritëm që është ritëm që ne ndjehemi të qetë. Për të arritur në kantier na është dashur të përputhim certifikatat e pronësisë. Për të gjithë këto ndërtime është dashur të bëhen projekte, është dashur të angazhohen një pafundësi inxhinierësh.

Unë jam shumë krenar që ne po ju kthejmë, nxënësve, prindërve, mësuesve shkolla, kopshte, çerdhe që krahasohen me ato që ishin dhe që ata humbën po aq sa mund të krahasohet dita me natën.

Shtëpitë individuale po vazhdojnë të ndërtohen. Dhe lagjet e reja kanë filluar. Nuk janë lagje si getot që ndërtoheshin dikur, por lagje rezidenciale me standardet më të mira të planifikimit urban.

Për mua procesi i rindërtimit është procesi i konfirmim të ambicies sonë për Shqipërinë që duam. Ne nuk do të lëmë kurrë asnjë vetëm. Është procesi i nxjerrjes në pah të një dallimi shumë të madh me nesh dhe atyre që pretendojnë të kthehen për të marrë një mandat të pestë.

Nuk kanë ndryshuar nga ata që kanë qenë dhe nuk kanë marrë mundimin as të ndryshojnë, të integrojnë ide të reja duke lënë pas disa nga të vjetrat. Po ato figura që kanë dështuar katër herë dhe më thoni pse do të kenë sukses në herën e pestë. Për të gjithë ata që kujtohen për ato ditë dhe netë të goditjes nga tërmeti ku njerëzit ishin në rrugë dhe ne ishim me ta për të bërë sistemimin e parë. mendoni se ajo fatkeqësi që bie në 3 të natës dhe mund ta gjejë zgjuar Lulzim Bashën? A ka njeri që mendon se Lulzim Basha mund të lëre gjumin?”, tha Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!