“Do kishin rrëzuar edhe elefantin”, Rama: Mora rrugën dhe bëra lypësin nga lindja në perëndim

schedule10:06 - 5 Mars, 2021

schedule 10:06 - 5 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama e ndali sot prezantimin e sfidave për qeverisjen e tij në atë që e konsideroi një ndër dy goditjet që prenë në mes mandatin e dytë, tërmetin e 26 Nëntorit. Rama tha se pandemia dhe tërmeti do kishin rrëzuar edhe një elefant dhe jo një qeveri si ajo e Shqipërisë, ndërsa shtoi se kundërshtarët politikë nuk do e kishin përballuar me të njëjtin pasion dhe forcë. Rama tha se pasi u njoh me dëmet që kishte lënë pas tërmeti mori rrugën duke bërë lypësin nga lindja në perëndim duke mbledhur mbështetje rekord.

“Shumë shpejt mësova që diku pranë në Durrës tërmeti i 26 Nëntorit kishte goditure shumë fort dhe minutë pas minuti informacioni shtrihej. Sot ku jemi në rrugën drejt 25 Prillit dhe shumëkush flet për 8 vite unë dëshiroj të bëj një korrigjim me thonjëza ose pa thonjëza. Nuk janë ende 8 vite. Kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të shtatorit 2013, por ky jo vetëm kaq. Ky mandat ka qenë më i jashtëzakonshmi i një qeverie shqiptare pasi është thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia duke përmbysur planet tona dhe prioritetet tona dhe duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme.

E them pa modesti. Ka qenë dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant dhe jo një qeveri të Shqipërisë me fuqitë dhe mjetet që ka. Ju i njihni të tjerët. Nuk do mund t’i përballonte me forcën dhe vullneti që po i përballojmë ne. Realisht kur i jam përgjigjur duke i nxjerrë edhe nga dheu, pyetjes së bërë nga një gazetare se ku do i gjesh paratë ka qenë një fjalë e dalë nga zemra por një fjalë që mendja nuk arrinte ta mbështeste në argumente.

Ka qenë një fjalë e thënë nga pasioni, ambicia dhe barra e detyrimit për ata njerëz të mbetur pastrehe por nuk ka qenë një fjalë e mbështetur në mundësitë tona. Kam marrë rrugën dhe kam bërë me dëshirën më të madhe lypësin kujtdo kujt kam mundur duke trokitur në të gjitha dyert e mundshme që nga perëndimi deri në lindjen e mesme. Arritëm të siguronim një mbështetje rekord që na dha frymë, energji dhe na forcoi bindjen se ne do t’ia dilnim. Nga ana tjetër punohej çdo ditë dhe çdo natë për të mbledhur faktet.

Një punë e jashtëzakonshme në kushte të jashtëzakonshme. Ajo për të cilën jam i qetë kur i shoh në sy ata që janë prekur nga ajo fatkeqësi është se asnjë ditë nuk mbetën në qiellin e hapur. Sot askush nga ata që nuk janë kthyer ende në shtëpi nuk është në kushte të ndryshme nga kushtet tona që jemi në shtëpi përveç atyre që kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund në truallin e tyre por si të gjithë të tjerët marrin bonusin e qirasë. Jam i qetë kur i shoh në sy se ndryshe nga vendet e tjera kemi siguruar një shtëpi më të fortë dhe më të bukur falas. Kudo janë të bazuar në kreditë e buta”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!