Ende pa u luajtur ndeshja e parë zyrtare e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mediat në vend raportojnë se kanë ndodhur dëmtimet e para.
Investimi i madh që është bërë për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri” ka filluar të prishet, rrethimi i stadiumit nga ana lindore është shkatërruar vetëm disa ditë pasi është marrë licenca zyrtare nga UEFA.
Shkak i këtij dëmi mund të ketë qenë përplasja e një automjeti. Kjo ndodh vetëm disa ditë para se Kosova të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Ishujve Faroe./abcnews.al