Adele dhe Simon Konecki janë divorcuar gati dy vjet pas ndarjes së tyre. Autorja e hitit “Someone like you” dhe 46-vjeçari thuhet se janë zyrtarisht të divorcuar pasi gjykatësi nënshkroi marrëveshjen të enjten, sipas US Weekly. Lajmin vjen pasi Adele iu desh të merrte një ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 140 milionë paundësh.
Pasi konfirmuan ndarjen, dyshja u dakordësua për kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre Angelo, por mosmarrëveshjet buruan pikërisht tek ndarja e pasurisë. Adele dhe 46-vjeçari u takuan për herë të parë në 2011 dhe mirëpritën djalin e tyre në tetor 2012. Një burim tha asokohe se “marrëdhënia e tyre evoluoi dhe u bënë më shumë si miq sesa të dashuruar “
Vitin e kaluar, këngëtarja u përfol se ka nisur një lidhje të re dashurie me reperin Skepta. Të dy kanë qenë miq për vite me radhë dhe thuhet se kanë nisur romancën që në tetor 2019, menjëherë pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga Konecki. Sidoqoftë, Adele mohoi thashethemet duke shkruar Instagram në tetor të vitit të kaluar se ishte beqare. /abcnews.al