Theophilus Solomon është lënë i lirë, pasi ka paguar garancinë pasurore që i kishte vendosur Gjykata. Sulmuesi, i cili ishte pjesë e Partizanit deri në fund të muajit janar, ishte ndaluar nga policia për shkak të një zënke me të dashurën.
Gjithçka ndodhi më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, dhe më pas gjykata vendosi masën paraprake “arrest me burg”. Avokati i tij apeloi dhe më pas u vendos që ai duhet të paguante 3 milion lekë të vjetra për pesë ditë që të lihej i lirë.
Menaxheri i tij, Franci Bode, ditën e sotme ka postuar edhe një foto me Solomon të lirë. Nigeriani do të largohet nga Shqipëria, pasi ka nënshkruar me Al Qadsia në Kuvajt. Më 7 mars, të dielën, sulmuesi largohet nga vendi ynë dhe bashke me Lorenc Trashin, me të cilin ishin shokë skuadre edhe në kryeqytet. /abcnews.al