Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero i ftuar në “Radari Informativ” foli për situatën epidemiologjike në vend, raportimin e viktimave si pasojë e Covid si edhe kujdesin që duhet të tregojmë për parandalimin e përhapjes së virusit.
I pyetur për arsyen përse 27-vjeçarja e cila humbi jetën nga koronavirusi nuk u raportua nga Ministria e Shëndetësisë, Pipero tha se nuk është në dijeni të kësaj çështje, ndërsa shtoi se kishte informacion se viktima kishte pësuar dëmtime të mushkërisë.
Lexo edhe: Najada Çomo në PS, Pipero: Lajm i mirë për politikën, i keq për Infektivin
“Me Covid-in pavarësisht moshës gjithçka është e mundur si në aspektin negativ ashtu dhe pozitiv. Në moshat e reja që humbasin edhe jetën bëhet një përgjigje joadekuate”, u shpreh ai.
Pyetje: Përse nuk është raportuar?
Pipero: Nuk e di është raportuar apo jo. U interesova për moshën dhe çfarë ka ndodhur dhe mora informacion që ka pasur prekje të madhe të mushkërive. Nuk kam informacion për ndjekjen e sëmundjes, jam fare i papërgatitur. Ajo i ka shërbyer prindërve dhe mundësia më e madhe është që ka qenë e prekur me Covid.
Pyetje: Mund të ndodhë që një pacient të humbasë jetën në spitalin Infektiv dhe të mos skedohet?
Pipero: Unë jam pyetur që në fillim dhe them që institucionet në vende të ndryshme në kanë përqasje të ndryshme.
Pyetje: Në qoftë se viktimat janë me tampon negativ si i deklaroni në skedën e vdekjes?
Pipero: Sëmundja është Covid, shkaku mund të jenë probleme të shumta apo një arrest kardiak.
/abcnews.al/