Edhe pak ditë na ndajnë nga transmetimi i intervistës së Meghan Markle dhe Princ Harryt, me Oprah Winfrey. Ndërkaq disa klipe kanë qarkulluar duke na shtuar kureshtjen në atë çfarë do të thotë çifti mbretëror.
Në këtë intervistë të bujshme nuk mund të kalohet pa u bënë dhe re fustani i mrekullueshëm që Meghan ka zgjedhur të veshë. Fustani i saj i zi i markës Armani ka kushtuar 3.300 paund ose 4.700 dollarë. Por të mos ndalemi te çmimi. Të ndalemi më mirë te mesazhi që fsheh ky fustan.
LEXONI EDHE: Meghan Markle: Pallati Mbretëror vazhdon të thotë gënjeshtra për mua dhe Harryn
Në pamje të parë duket si një zgjedhje pa asnjë qëllim më vete, por në fakt, po të tregoheni më të vëmendshëm, do të kuptoni se pas tij shihet një mesazh.
Lulja e lotuesit, e cilës është një simbol i njohur në hinduizëm dhe ikonografi në Hindu, që përfaqëson shkëlqim shpirtëror, rritje dhe rilindje. Të gjitha këto mund të shihen të rëndësishme dhe në përputhje me jetën e re të Meghan, pas tërheqjes nga detyrat mbretërore të familjes mbretërore në janar të 2020-ës./e.b-abcnews.al