Meghan Markle: Pallati Mbretëror vazhdon të thotë gënjeshtra për mua dhe Harryn

schedule09:36 - 4 Mars, 2021

schedule 09:36 - 4 Mars, 2021

Pas publikimit të klipeve të para, është botuar dhe një klip i ri i intervistës së Meghan Markle dhe Princ Harryt, për Oprah Winfey.

E pyetur nga Oprah sesi ndihej ndërsa dëgjon Pallatin Mbretëror “të fliste për të vërtetat e saj sot” dukesha e Sussex është përgjigjur duke thënë se, Pallati vazhdon me gënjeshtra për të dhe Harryn.

“Nuk e di sesi ata mund të presin që, pas gjithë kësaj kohe, ne të qëndronim në heshtje. Ata vazhdojnë me gënjeshtrat rreth nesh. Dhe nëse kjo vjen me rrezikun e humbjes së gjërave, dua të them, ka shumë gjëra për t’u humbur”, tha ajo.

Klipi u bë publik pasi Pallati Buckingham njoftoi të mërkurën se do të hetohen akuzat e bullizimit të bëra kundër dukeshës së Sussex nga stafi mbretëror, pas një raporti të Times ku pretendohet se Meghan kishte dëbuar dy punonjës personalë gjatë kohës kur ndodhej në mbretëri, ndërsa Pallati Kensington ishte “poshtëruar” në disa raste nga ajo.

Intervista, pjesa më  e madhe e së cilës është biseda mes Meghan dhe Oprah Winfery, dhe me Harryn që iu bashkua më vonë, është shumë intime dhe pritet të hedhë dritë mbi shumë ngjarje të përfolura kohët e fundit.

Specialja dy-orëshe e CBS do të shfaqet të dielën në SHBA ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar do të transmetohet më 8 mars në orën 21:00./e.b-abcnews.al