Nga Catherine Pearson – HuffingtonPost
Janë disa zakone në mëngjes që ju bëjnë të ndiheni më me energji gjatë ditës, nëse i përvetësoni. Më poshtë ne do ju tregojmë 7 zakone të mira.
1. Merrni frymë 10 herë
Stresi ka shumë efekte në trup, njëra prej tyre është rënia e energjive. Kështu që ekspertët rekomandojnë që ditën ta filloni me disa frymëmarrje të thella. Thjesht mbyllja e syve dhe përqendrimi te veprimi i marrjes së 10 frymëmarrjeve mund të jetë një mënyrë efektive për të ngadalësuar dhe për të filluar të kultivoni një ndjenja e vetëdijes.
2. Hidratohuni
Pirja e ujit, edhe nëse nuk jeni të etur, mund të jetë një përforcues i energjisë, prandaj është shumë e rekomanduar nga nutricionistët ta konsumoni një gotë në mëngjes. Të qëndrosh i hidratuar ndihmon nivelin tuaj të energjisë sepse uji ndihmon lëvizjen e oksigjenit nëpër trup, informon abcnews.al.
3. Lëvizni
Ushtrimet fizike sjellin shumë përfitime në rritjen e energjisë dhe përmirësimin e përqendrimit. Studiuesit sugjerojnë që të lëzini trupin tuaj në mëngjes, në mënyrë që të jeni aktivë gjatë gjithë ditës.
4. Sigurohuni që të hani mjaftueshëm ushqim
Në përgjithësi është ide e mirë të ndiqni ritmin natyror të trupit tuaj kur bëhet fjalë për ushqim, në mënyrë që të rrisni nivelet e energjisë. Hani një mëngjes të lartë në proteina dhe yndyrna të shëndetshme, të cilat sigurojnë ruajtjen e energjisë gjatë gjithë mëngjesit, informon abcnews.al.
5. Kini kujdes me marrjen e sheqernave
Sheqeri ka efekt në nivelet tuaja të energjisë. Kur hani shumë sheqer, trupi prodhon sasi të larta të insulinës për të tërhequr sheqerin nga gjaku në qeliza. Prodhimi i tepërt i insulinës çon në përplasje sheqeri, duke iu bërë të ndiheni të lodhur, të uritur dhe të dëshironi akoma më shumë sheqer. Ekspertët rekomandojnë konsumim të moderuar të sheqerit.
6. Injoroni telefonin
Kur sapo zgjoheni në mëngjes dhe merrni telefonin për ta kontrolluar, në thelb ju po lejoni dike që të diktojë mendimet dhe ndjenjat e para të ditës. Ju nuk duhet domosdoshmërish të përdorni telefonin. Një fillim i qetë në mëngjes, mund t’i japë mendjes tuaj një shans për të forcuar fokusin, informon abcnews.al.
7. Kaloni ca kohë duke njohur preferencat tuaja
Ajo që funksionon për një person në mëngjes, nuk funksionon për një tjetër. Por ajo që ju duhet të bëni është të ndryshoni pa rutinën tuaj, duke bërë gjëra të reja që ju japin kënaqësi dhe energji pozitive. Bëni disa ndryshime derisa të gjeni atë që futet në preferencat tuaja./e.b-abcnews.al