Studim/Konsumimi i kanbisit ndihmon në problemet psikike

schedule09:47 - 6 Shtator, 2018

schedule 09:47 - 6 Shtator, 2018

Përdorimi kronik i marijuanës gjithmonë është lidhur me problemet psikiatrike të quajtura “psikoza të detyruara nga kanabisi”. Megjithatë, një studim i ri tregon se një komponent jopsikoaktiv i gjetur në kanabis duket se redukton funksione të çrregullta të trurit të lidhura me psikozën, e cila përfshin sëmundje si skizofrenia dhe çrregullimet bipolare.

Kërkuesit nga “King’s College” në Londër, shprehen se një dozë e vetme kanabidioli, në të ardhmen madje mund të zëvendësojë edhe medikamente të tjera të përdorura deri më tani për sëmundjet psikike. Këtu përfshihen Thorazina (përdorur për qetësim) dhe Haldoli (përdorur në rastet skizofrenike për kontrollimin e hiperaktivitetit të trurit, lëvizjeve dhe të të folurit). Kjo ndodh për shkak se këto ilaçe kanë një efektivitet të kufizuar dhe mund të shkaktojnë efekte të rënda anësore.

Dr.Igor Granr, psikiatër dhe një nga kërkuesit pjesë e studimit të bërë, u shpreh se: “Është e qartë se barnat ekzistuese kanë ndihmuar pacientët skizofrenikë që të funksionojnë në shoqëri, por ato nuk janë një kurë. Rezultatet tona kanë bërë të mundur që truri të hapet ndaj ilaçeve të tjera të cilat funksionojnë në një mënyrë krejt të ndryshme nga stimulantët tradicionalë.”

Kanabidioli, element i marrë nga kanabisi, ka një mekanizëm jo fort të qartë funksionimi, megjithatë thuhet se është e mundur që ky faktor të frenojë krijimin e një enzime që fshin anandamidën, element i cili ndikon në mënyrën e të ushqyerit, motivimin dhe kënaqësitë e dikujt.

Çfarë zbuloi ky studim?

Studimi krahasoi të dhëna ndërmjet pacientëve të cilët u kuruan me kanabidol dhe atyre të cilët morën qetësues tradicionalë. Ata ishin diagnostikuar me psikozë dhe probleme të tjera të ngjashme. Sipas mjekëve, trajtimi i tyre në fazat e para, përpara se simptomat të bëhen kronike, është mënyra më e suksesshme për të reduktuar sëmundje si skizofrenia.

Pjesmarrësve iu kërkua që të praktikonin një provë të memories e cila përfshinte tre ndarje të ndryshme të trurit që lidhen me psikozën.
Rezultatet e saknerave të kokës treguan se hiperaktiviteti i trurit ishte më i ulët tek pacientët të cilët u trajtuan me elementet e kanabisit se sa ata që morën qetësuesit e tjerë. Si përfundim, u vu re se kanabidoli mund të ndihmojë që të rivendosen parametrat normale të trurit dhe të përmirësojë problemet e mëparshme./abcnews.al