Nëndrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami në një intervistë për gazetaren e ABC Linda Karadaku tha se për herë të parë me ligjin e ri për organizimin dhe zbatimit e regjistrimit ka disa risi pasi regjistrimet nuk do të bëhen nëpërmjet metodës klasike, por në mënyrë elektronike.
“Republika e Maqedonisë së Veriut nga viti 2002 nuk ka mundur të organizojë një regjistrim, pra po bëhen rreth 20 vite të organizojë një regjistrim që është i nevojshëm. Kishte një tentativë në vitin 2012, por ajo u ndërpre dhe nuk mund të quhet regjistrim”, tha më tej ai.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë:
/abcnews.al/