Së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i Mikel Artetës si trajneri i ardhshëm i Barcelonës. Katalanasit pritet të pësojnë ndryshime të mëdha në lidhje me sezonin e ardhshëm, diçka që varet edhe nga zgjedhjet për kreun e klubit.
Trajneri i Arsenalit ka thyer heshtjen në lidhje me mundësinë e transferimit te Barcelonë, opsion që e mohon gjatë një prononcimi për mediat. “Jam plotësisht i përqendruar te misioni që kam me Arsenalin, na pret një punë e madhe përpara.
Gjithmonë do të ketë spekulime në lidhje me zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës. Po flasim për një skuadër shumë të madhe, por nuk mendoj për të ardhmen, jam i fokusuar vetëm tek Arsenali“, deklaroi trajneri spanjoll. /abcnews.al