Krajkës i jepet lamtumira e fundit, Rama: Nuk besoj se ka njeri që sot nuk ndjeu therje në zemër

schedule18:44 - 3 Mars, 2021

schedule 18:44 - 3 Mars, 2021

Kompozitori i njohur shqiptar Agim Krajka është përcjellë ditën e sotme në banesën e fundit pasi ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama ndërsa shpreh trishtimin për ndarja nga jeta të kompozitorit të madh.

Rama shprehet se nuk di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare, që ai e përkshkruan si  pa youtube e as telefon inteligjent, por, shton kryeministri, “nuk besoj të ketë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave.”

POSTIMI

AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit.
Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit.
Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.
Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të ketë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave.
U prehtë në paqe?

⚫️AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit.
Dibran nga rrënjët por dritën…

Posted by Edi Rama on Wednesday, March 3, 2021