Elita Rudi dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë

schedule13:43 - 3 Mars, 2021

schedule 13:43 - 3 Mars, 2021

Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë. Gazeta Ekspress raporton se moderatorja dhe vahza e porsalindur gëzojnë shëndet të plotë. Rudi lindi në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Përsa i përket emrit, mësohet se dyshja nuk e kanë vendosur ende se si do ta quajnë të voglën e tyre. Kujtojmë që lajmin se do të bëhen prindër sërish, dyshja e njohur e konfirmuan në shtator, ku dhe zbuluan gjininë e fëmijës.

Gjiko dhe Elita kanë dhe një djalë me emrin Zëri, i cili festoi pak ditë më parë 2 vjetorin e lindjes. Edukatoret e kopshtit i organizuan vogëlushit një festë të vogël, dhe Elita i ndau disa momente me ndjekësit në Instagram ku shihej Zëri me fëmijët e tjerë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!