Kardiologu i njohur, Spiro Qirko ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të mërkure në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku teksa foli për problematikat që sjell duhani, ndau disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë duhanpirësve. Sipas tij, një rol të rëndësishëm për ta ndihmuar një duhanpirës të heqë dorë nga pirja e tij, është dhe mjeku dhe për këtë shpjegoi arsyet.
“Për të hequr dorë e para është individuale. Domethënë duhet bërë nga mjekë, me fjalë të tjera unë duhet të qëndroj më gjatë me atë që pinë duhan. Duhet të punohet gjatë me personin për ta bindur atë. Ideja është që kur vjen një person që vizitohet dhe pi duhan, nuk mjafton t’i thuhet se duhet ta ndërpresësh duhanin dhe dil nga dera. Kam eksperiencën që nëse rri gjatë me një person, dhe i përkushtohesh, rezultatet kanë qenë të mira.
Pasi e kam vizituar të sëmurin dhe kam gjetur dëmtim të enëve të gjakut, tension, diabet, dëmtim të arteriseve të anësive të poshtme, e ul dhe i them i dashur mik të gjitha këto i ke nga duhani dhe jap dhe statistika njëkohësisht, sepse është e frikshme, njeriu vepron kur ka frikë. Imagjino je 30 vjeç nëse e ndërpret duhanin do të jetosh 10 vjet më shumë ose vitin tjetër mundësia e prekjes së enëve koronare nga duhani ulet. Përgjysmohet kanceri i mushkërive dhe i shpjegohet se do të kesh një përmirësim brenda 12 muajve shumë më të madh të mushkërive.
Duhet që këtyre njerëzve t’ju japim të dhëna bindëse të rrezikut tënd. Këtë e kam të vërtetuar se këta njerëz të pabindur kur bëjnë infarkt e ndërpresin duhanin nga frika. Por në shumicën e rasteve kam eksperiencën që njerëzit e ndërpresin duhanin sepse panë se çfarë po ndodh. Ka shumë rëndësi mjeku në kët drejtim, duhet të harxhojmë pak kohë por ka bërë një mision shumë të madh që t’i thotë tjetrit që ta shpëtojë nga vdekja.”, u shpreh mjeku.
Më tej, kardiologu shtoi se përdorimi i cigareve elektronike nuk është një zgjidhje pasi janë po aq të rrezikshme. “Përdorimi i cigareve elektronike duke e thithur me nje solucion të aromatizuar nuk ka asnjë efekt të favorshëm, por është po aq i rrezikshëm.”, shpjegoi më tej ai. Gjithashtu ai shtoi se që mund të ndihmojnë në lënien e duhanit.
“E vetmja mënyrë është që të ndërpritet, ka njerëz shumë të rrallë që e kanë ndërprerë menjëherë me një vullnet të jashtëzakonshëm. Nëse një njeri arrin ta përballojnë mungesën e pirjes së duhanit, vështirësinë dhe sikletin që ka, por në shumicën e rasteve është e vështirë dhe gjithmonë këshillohet që të bëhet një ndërprerje graduale e duhanit. Receptorët e duhanit në tru të humbasin ndjeshmërinë gradualisht dhe të mos krijojnë vuajtjen e tmerrshme që jep duhani. Ndërpreja graduale është mënyra më e mirë. Ka dhe medikamente që bllokojnë receptorët, e zëvendëson që në vend që të marrësh nikotinën.”, u shpreh ndër të tjera ai. /abcnews.al