Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.
Sipas autoriteteve nga 3,144 testime të realizuara, 726 raste kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në 103,746 të prekur.
Sakaq rastet të reja janë: 367 në Shkup, Prilep 53, Kumanovë 34, Negotino 29, Kavadar 26, Manastir 25, Ohër 23, Kriva Pallankë 21, Veles 18, Tetovë 17, Gjevgjeli 14, Gostivar 12, Koçani 10, Shtip dhe Strugë 9, Probishtip 8, Demir Kapi 7, Strumicë, Berovë, Krushevë Kratovë dhe Demir Hisar 5, Kërçovë 4, Sveti Nikole dhe Resnjë 3, Dellçevë, Vinicë, Vallandovë dhe Bogdanci 2 dhe Makedonski Brod 1.
/abcnews.al/