Apeli liron mjekun Edvin Prifti

schedule16:09 - 2 Mars, 2021

schedule 16:09 - 2 Mars, 2021

U arrestua me bujë në sallën e gjyqit, por gjykata e Apelit e ka liruar pak javë më pas mjekun e njohur Edvin Prifti. Apeli i Posaçëm i hoqi masën arrest në burg. Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga qelia shefin e kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Priftin.

Pak javë më parë, ai u arrestua në sallën e gjyqit për shumën e madhe të parave që ju gjetën në shtëpi dhe në zyrë.

Por, pas kërkesës që mjeku bëri për ndryshim mase sigurie, togat e zeza ia pranuan atë. Të pandryshueshme, gjykata la vetëm masën e pezullimit të tij nga detyra, deri në përfundim të hetimeve.

Në ankimin e bërë nga vetë Prifti, theksohej se shuma prej rreth 50 milionë lekësh të gjetura në banesën dhe në zyrën e mjekut, ishin të krijuara nga burime të ligjshme.

Sipas tij, paratë ishin të bashkëshortes. Ajo ishte përfituar nga shitja e një trualli dhe një ndërtese, për të cilat, sipas mbrojtës Prifti disponon edhe aktmarrëveshjen me personin që ka bërë blerjen.

Në dokumente theksohej se bashkëshortja e Priftit kishte përfituar shumën prej 350 mijë lekëve nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Ndërsa pjesa tjetër ishin kursime nga puna e tij si mjek.

Edvin Prifti akuzohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK për dy vepra penale, korrupsion dhe pastrim parash. Emri i tij u përmend nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

Kjo e fundit bisedonte në telefon me një të afërmen e saj teksa përmendte emrin e kardiokirurgut Edvin Prifti që t’i jepte shumën prej 2 mijë eurosh për të për të operuara të ëmën pa radhë.

Por në dosjen e SPAK nuk ka asnjë bisedë të përgjuar të mjekut.

/abcnews.al/