Kryeministri Edi Rama ishte dje në një vizitë në Bruksel në kuadër të Këshillit të 11-të të Stabilizim Asociimit. Gjatë konferencës së përbashkët me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Rama nuk e priti mirë pyetjen e gazetares së ABC, Erisa Zykaj, e cila tha se përse nuk ka ende në gjykatë të akuzuar për shitblerjen e votës.
Rama tha dje se janë 20 persona nën hetim nga prokuroria nga të gjitha partitë për këtë fenomen. Megjithatë, duke se kjo nuk i ka dalë nga mendja kryeministrit.
Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Rama u ndal sërish tek pyetja Zykajt, madje e sulmoi gazetaren. Rama tha se nga BE mori vetëm vlerësime dhe e cilësoi si të pavend ndërhyrjen e gazetares, e cila në fakt pyeti për një fenomen shqetësues që ndikon në hapat e mëtejshëm të integrimit të vendit.
“Nëse ka pasur në Bruksel diçka që ka kërcitur njësoj siç kërcet një derë e vjetër ka qenë ndërhyrja e koleges suaj. Një ndërhyrje e pavend dhe e padobishme për të mos thënë turpëruese për kategorinë e gazetarëve, për të gjithë ju dhe të gjithë ne bazuar në fakte alternative të botës paralele. Një kontrast turpërues për mua që isha aty me kolegen tuaj të Maqedonisë së Veriut që në atë vend foli për vendin e vet, nuk i ra vendit me baltë”, tha Rama. g.v/abcnews.al