Kompozitori i mirënjohur Agim Krajka ndërroi jetë një ditë më parë. Lajmin e trishtë e bëri me dije djali i tij përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante: “Shpirti yt pushoftë në paqe babai ynë i dashur.” Aurela Gaçe ka reaguar për ndarjen nga jeta të kompozitorit, ku përmes një postimi në rrjete sociale shkruan ka lënë pas thesare dhe vepra që i rezistuan çdo sistemi.
“Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani, mbajnë firmën e tij: “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare .
Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka. U prehsh në paqe profesor.”, ka shkruar këngëtarja. /abcnews.al