Trafikonin njerëz, goditet banda italo-shqiptare

schedule10:26 - 5 Shtator, 2018

schedule 10:26 - 5 Shtator, 2018

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një bandë italo-shqiptare që merrej me emigracion të paligjshëm. Ata kishin krijuar një urë të vërtetë mes Italisë dhe Britanisë së Madhe për ti lejuar qytetarëve shqiptarë që të mbërrinin në mënyrë të paligjshme në territorin britanik.

Policia italiane arrestoi në Romë tetë persona shqiptarë dhe italianë në një operacion me emër “kulla e urës”. Të tetë akuzohen për favorizim të emigracionit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh./abcnews.al